Friday, March 2, 2012

Genta-Arjolës: “Ma ke shpifur si njeri”

Arjola dhe Klaudja vazhdojnë sqarimet e tyre ku Arjola jystifikohet duke i thënë Klaudjas se për tatuazhet dhe për femrat që punojnë natën ekziston një mentalitet paragjykues te të tjerët. Genta ndërsa dëgjon dy vajzat, ndërhyn dhe kundërshton Arjolën duke i thënë “ti ke thënë UNË mendoj dhe jo të tjerët mendojnë, unë kam qënë prezent dhe e kam dëgjuar”. Arjola fillon të flasë edhe me Gentën dhe midis tyre lind një tjetër debat.

Klaudja i thotë Arjolës se një vajzë me klas dhe e shkolluar si ajo, nuk mund dhe nuk duhet të shprehet si Arjola gjatë debateve të saj, sidomos kundër Gentjanës. Arjola fillon të kundërshtojë dhe tenton të sqarojë edhe Gentën që ndodhet aty. Ajo jystifikon sjelljen e saj me faktin se Genta po tregohej shumë indiferente ndaj saj dhe përmend disa raste që Genta nuk i ishte afruar.

Fillimisht Genta nuk i flet Arjolës e cila thotë se Genta e detyroi që të sillej ashtu, pasi gjatë gjithë kohës i fliste me ironi. “Unë nuk të kam ofenduar” i thotë Arjola Gentës e cila e kundërshtojn një gjë të tillë e mbështetur edhe nga Klaudja dhe thotë se Arjola i ka thënë “ti je tepër servile”. Arjola i thotë se edhe këtë do t’ia sqarojë kur të dalin jashtë. Genta i përgjigjet se asj nuk i intereson fare Arjola si person. Arjola e pyet “përse më parë të interesoja?” dhe Genta ia kthen “kisha interes të të njihja, kur fillova të të njihja nuk më intereson”.

Genta i përmend Arjolës një moment që ajo ia ka thënë “Genta shko foli Florit” duke u shprehur se as Arjola dhe askush në shtëpi nuk ka tëdrejtë që të urdhërojë Gentën dhe se arjola këtu e ka bërë të ndjehet keq duke i dhënë asaj urdhëra. “Unë të kam respektuar dhe kur më ke kërkuar një gotë ujë, ta kam sjellë, por që në atë moment ma ke shpifur si njeri” i thotë Genta e irrituar Arjolës.

Edi pyet Klaudjan se kush ia ka vënë emrin dhe pyetja e tij ndërpret debatin e Gentës me Arjolën. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles