
Klaudja disa herë me radhë ka folur për Arjolën duke thënë se ajo nuk ka kapacitet e zgjuarsi pasi kur Klaudja hyri në shtëpi Arjola e pyeti se si kishte dalë në fotografi. “Duhet të më pyesje ndonjë gjë tjetër që të më zhbiriloje dhe jo A kam dal bukur në fotografi?” i thotë Klaudja Arjolës e cila ia kthen se ajo ia bëri atë pyetje për të hyrë në bisedë me të. Klaudja i thotë se nisur nga pyetja që i bëri Arjola ajo vuri re se për të kishte shumë rëndësi bukuria.
Në sqarimin e tyre ndërhyn Anila e cila i thotë Klaudjas se në këtë rast nuk ka asgjë të keqe sepse ka njerëz që e kanë merak pamjen e jashtme dhe kjo është normale. “Se pyeti Arjola ashtu ti nuk mund të thuash se e pash kapacitetin këtu” i thotë Anila Klaudjas e cila justistifikohet duke thënë se ajo nuk e kishte për të gjithë vajzat, por vetëm për Arjolën. Arjola menjëhetë i thotë “e çhyn kapaciteti këtu?” dhe Klaudja i thotë se asaj nuk i pëlqeu mënyra se si u prezantua Arjola.
Klaudja i thotë Arjolës se ajo e përcaktoi Arjolën se si ishte edhe nga disa debate që u zhvilluan në shtëpi dhe përmend faktin që Arjola tha se i paragjykonte femrat me tatuazhe. Arjola fillon që ta sqarojë Klaudjan se përse e tha një gjë të atillë, ndërsa Klaudja fliste për veshjen e saj me funde të shkurtër e taka të larta. “Unë kastile të ngacmova për tatuazhin se doja të dija ça do thoshe ti” i thotë Arjola Klaudjas duke shtuar më tej se asaj nuk i erdhi mirë që Klaudja hapi një temë debati për veshjen e saj. Klaudja nuk e pranon dhe i thotë se ajo po fliste për të gjitha vajzat e shtëpisë, por Arjola nuk e pranon justifikimin e saj duke i thënë “atë ditë vetëm unë isha veshur me fustan të shkurtër”.
Të dyja vajzat sqarojnë për disa minuta me radhë debatet e tyre të mëpërparshme duke fajësuar njëra-tjetrën se kanë ofenduar, ndërsa konkurentët e tjerë bisedojnë për të tjera gjëra.
0 comments:
Post a Comment