Saturday, March 3, 2012

Genta: “Diskriminimi është më i rëndë se lufta”; Liami, lojë Erionit

Genta dhe Elvisi dalin në kopsht dhe fillojnë të bisedojnë. Gentiana fillon të tregojë për ndikimin që ka zona e saj me shtetin grek, duke e krahasur me Shqipërininë perëndimore, e cila është e ndikuar nga kultura italiane. Më pas ajo tregon për prindërit, të cilët punojnë atje dhe diskriminimin e popullit grek ndaj tyre. Ajo tregon se ka shkuar shumë herë në Greqi dhe e ka ndier vetë këtë diskriminim. “Atje, komshiu grek të pështynte”, tregon Genta. Elvisi mendon se ata nuk duhet të shkojnë atje, në momentin që ndihen të diskriminuar, por Gentiana i sqaron se në Shqipëri nuk ka mundësi punësimi dhe se atje është e vetmja mënyrë për të mbajtur familjen. “Ajo është luftë më e rëndë sesa lufta me armë”, shprehet Gentiana.

Më pas shumica e banorëve shkojnë te pishina, dhe argëtohen me njëri-tjetrin.

Ndërsa Erioni dhe Klaudja shkojnë në sauna. Ata fillojnë të bisedojnë, duke përmendur ngjarje nga dita e duke bërë shaka me njëri-tjetrin.

Ndërsa Erioni dhe Klaudja vazhdojnë të jenë në sauna, Liami thurr planin për t’i bërë një lojë. Ai mbush një enë me ujë dhe e pret Erionin te dera, duke ia hedhur ujin në trup sapo ai del. Atje gjendet edhe Ermali dhe të gjithë fillojnë të qeshin pas situatës së krijuar.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles