
Gentjana u thotë Albulenës dhe Gracianos se ata e kanë prekur shumë me historitë e tyre. Dy vajzat fillojnë të pyesin Gracianon i cili ndërsa fliste për nënën dhe për të atin nuk e përfundoi rrëfimin sepse shpërtheu në lot. Graciano rrëfen historinë e prindërve të tij që janë divorcuar shumë kohë më parë kur ai ishte vetëm 3-muajsh dhe se nëna e tij ishte pa mbushur ende 16 vjeç.
Gracianon thotë se me të atin ka një mardhënie shumë të mirë edhe tani, por gjithmonë i ka munguar fakti i të pasururit të dy prindërve në familje. “Unë kurr s’e hedh poshtë babin, ai më ka dhënë jetën, por mamit ia di për nder për këtë që jam sot” thotë Graciano dhe me pas shton se ndoshta të atit i vjen keq që ai shprehet ashtu, por e ema i ka mësuar gjithçka në jetë.
Në oborr vjen Meti i cili edhe me shaka e këshillon Gracianon që të mos mërzitet dhe ta kalojë këtë situatë. Kështu bisedat jashtë marrin një rrjedhë tjetër.
0 comments:
Post a Comment