Ndryshe mendon Françeska e cila shprehet se rrëfimin më të bukur e bëri Meti. Ai duke treguar historitë e jetës së tij, bëri që pothuajse të gjithë konkurentët të përloten.
Tek Arjola prova e kësaj jave pati një efekt më të madh. Pas përfundimit të fazës së parë të saj, Arjola shpërtheu në lot. Duke biseduar me Anilën, Arjoal thotë se pjesa ku Anila tregonte për mardhënien me nënën e saj, e kishte prekur shumë dhe kishte bërë që ajo të kujtonte familjen dhe jetën e saj jashtë Big Brother. Anila qan nga malli që ndjen për të afërmit e saj dhe veçanërisht për nënën.
Edi në një moment duke parë që situata në shtëpi vazhdon të jetë njëlloj edhe pse prova përfundon, shprehet se e kishte paramenduar që prova do të sillte lot te konkurentët. “E dija që do të shkonte kështu” thotë Edi. E ndërsa konkurentët bëjnë këto komente dhe supozojnë për vazhdimësinë e fazës së ardhshmë të provës, darka më në fund është gati.
Gjatë kohës që hanë darkë, konkurentët vazhdojnë biseda për tema të ndryshme dhe shkëmbejnë shaka e ngacmime në tavolinën e ngrënies.