
Françeska dhe Ermali vazhdojnë të rrinë afër njëri-tjetrit dhe të bëjnë thashetheme. Françeska mendon se Anila nuk do të qëndrojë gjatë në shtëpi, ndërsa Ermali shprehet skeptik. “Nuk e ka të gjatë ajo”, shprehet Françeska.
Ndërsa banorët shkojnë te pishina, për t’u argëtuar, Gentiana afrohet tek Ermali dhe Françeska dhe i drejtohet Ermalit, duke thënë: “Çështë ky gjumë letargjik që të ka zënë?”. Ermali çuditet nga fjalët e saj, por Gentianaia shpjegon se vetëm ajo dhe Ermali, nuk duhet të jenë asnjëherë në heshtje. “Më duket se do të ikësh që këtë javë, nuk të kam parë as të debatosh”, i thotë Gentiana. Ndërsa Ermali justifikohet, duke thënë se nuk ka se me cilin të debatojë, pasi askush nuk ia jep këtë mundësi. Ajo i kujton se është atje gjithmonë dhe gati për të debatuar në çdo moment. Ai i bën të ditur Gentës se edhe ajo ka rënë në qetësi këtë javë, duke e lidhur me marrëdhëniën e ngushtë që ka krijuar me Metin. “Edhe unë, qëkur jam lidhur me Françeskën”, shprehet ai.
Banorët e tjerë janë duke u argëtuar te pishina.