Home » » Françeska-Ermalit: “Vetëm njëri nga ne shkon në fianale, duhet të ndahemi”
Françeska-Ermalit: “Vetëm njëri nga ne shkon në fianale, duhet të ndahemi”
Françeska dhe Ermali rrinë në divan, duke dëgjuar muzikë, të cilën ia ka vendosur Vëllai i Madh. Françeska fillon që të kërcejë, ndërkohë që Ermali nuk i kushton vëmendje asaj, por Anilës. Françeska ndihet xheloze, afrohet dhe i thotë se i pëlqen shumë karakteri i Anilës, si për ta ngacmuar dhe për të kuptuar më shumë rreth asaj që mendon Ermali për të. Ermali fillon t’i tregojë asaj për një ish-të dashur, që ngjan shumë më Anilën. “Për një mashkull është e rëndësishme që të mbajë një lidhje”, thotë Françeska, ndërsa Ermali e justifikon ndarjen me të për shkak të largësisë.
Françeska ka menduar diçka dhe kërkon që të gjejë një rast më të mirë për t’ia thënë, por pas këmbënguljes së Ermalit, ajo fillon të flasë me zë të ulët, duke i pëshpëritur. Ajo mendon se në finale do të mund të shkojë vetëm njëri nga të dy dhe vendimi më i mirë është që ata të ndahen që tani, sa nuk është vonë. “Nuk duhet të zgjasë shumë kjo e jona, më kupton?”, i thotë Françeska, e cila është duke menduar. Ermali shprehet se nuk e ka problem këtë fakt. Françeska shprehet se është shumë kurioze që të shikojë reagimin e e njerëzve jashtë shtëpisë dhe të lexojë thashethemet që shkruajnë gazetat për ta.
Arjola, Elvisi, Graciano, Klaudia dhe Meti shkojnë në pishinë dhe fillojnë të argëtohen me njëri-tjetrin.