Home » » Ermali-Françeskës: “Unë nuk jam i lidhur me ty”
Ermali-Françeskës: “Unë nuk jam i lidhur me ty”
Françeskës i bën përshtypje që Ermali e përkufizon me “lidhje” marrëdhënien me të dhe e pyet nëse e konsideron vetën të lidhur. Ai e pranon që është i lidhur, ndërkohë që Françeska, i bën thirrje “të dashurës” së Ermalit, për të kuptuar nëse e konsideron atë të tillë, apo dikë tjetër jashtë shtëpisë. Ermali fillon ta “ngacmojë”, duke i thënë se e dashura e tij është e gjatë sa ai. Françeska mërzitet dhe i thotë se ai nuk duhet t’i bjë të tjerët të kuptojnë që është lidhur me Françeskën, ndërkohë që nuk e konsideron as lidhje. “Mos e bëj për të fituar audiencë”, shprehet Françeska. Ai thotë se nuk ka nevojë për të fituar audiencë dhe se nuk mund ta fitojë atë, duke u lidhur me Françeskën. “Unë nuk jam i lidhur me ty”, shprehet Ermali. Françeska e prekur nga këto fjalë, fillon ta ngacmojë dhe ta godasë me duar, duke bërë shaka me të.
Atje kalon Arjola dhe Ermali i kërkon që të ulet atje afër se kërkon që ta pyesë për diçka. Ai ka dëgjuar se Arjola po bën thashetheme me banorët e tjerë lidhur me Ermalin. Ndërsa Arjola nuk e pranon këtë dhe as se mund të ketë dëgjuar nga banorët e tjerë, por i thotë se ka rënë pak në qetësi kohët e fundit. “Më ka bërë kjo të tillë?”, e pyet me shaka Ermali, duke pasur parasysh Françeskën. “Po, ta ka mbledhur”, shprehet Arjola. Ermali vazhdon ta pyesë për të disatën herë, duke qenë i sigurt se ajo i merr vesh gjithmonë thashethemet, por Arjola nuk pranon që të ketë dëgjuar ndonjë thashethem lidhur me të.