
Graciano dhe Anila shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të flasin për banorët e tjerë. Ata bëjnë thashetheme, por flasin me kode dhe nuk kuptohen se për kë e kanë fjalën konkretisht. Më pas në dhomën e gjumit vjen Meti. Ai ulet pranë Gracianos dhe Anilës dhe fillon të bisedojë me ta. Anila ankohet për Arbërin. Ajo thotë se Arbëri e ngacmon herë pas here për mardhënien e saj me Metin. Meti këshillon Anilën që të mos i vërë rëndësi ngacmimeve të tij. “Mos i fol hiç” i thotë Anila Metit i cili e këshillon që ajo të mos i flasë kur ai e ngacmon për Metin sepse në këtë mënyrë ai nuk do të flasë më.
Në dhomën e gjumit vjen edhe Genta dhe bashkohet me Metin, Gracianon dhe Anilën. Ata fillojnë të flasin për nominimet. Meti thotë se shumë shpejt po vjen e shtuna dhe kështu kujtojnë edhe eleminimet që do të ndodhin të shtunën dhe banorët që janë eleminuar më parë. Gentjana thotë e mendon se nga loja janë larguar vajzat që janë treguar mendjelehta dhe përmend Arjolën. “Françeska mendoj se po i ul shumë pikë vetes duke luajtur ashtu me ata të dy” thotë Genta. Nominimet e kësaj jave që janë Françeska, Anila dhe Elvisi. Genta thotë se mënyra e sjelljes së Françeskës gjatë kësaj jave e ka bërë që ajo të mendojë në këtë mënyrë dhe i thotë Anilës “kjo është plus për ty”. Meti për të ngacmuar Anilën thotë “Kjo ka me dal këtë javë, boll ka ndenjt”.
Më pas aty vjen Ermali dhe biseda e tyre ndryshon.
0 comments:
Post a Comment