Wednesday, March 7, 2012

Arbëri-Gentës: “Pse nuk flet me mua”; Genta “Nuk më pëlqen tipi yt”

Banorër shkojnë në dhomën e gjumit dhe shtrihen në krevatët e tyre. Anila dhe Genta u bëjnë masazh Gracianos dhe Metit. Arbëri që ndodhet aty i kërkon Gentës që të afrohet pranë tij dhe të flasin të dy. Genta shkon dhe i ulet pranë dhe fillojnë të bisedojnë.

“Pse nuk rri me mua, nuk je kurioz që të më njohësh” i thotë Arbri Gentës. Ajo ia kthen se nuk ka kohë që të rrijë me të gjithë banorët dhe më pas shton se nuk in pëlqen tipi i tij. Genta i thotë Arbrit se atij i duket vetja shumë i zgjuar dhe për këtë ajo nuk e pëlqen si tip. Genta i thotë se ai hyri në shtëpi duke u munduar që t’i bëjë të gjitha edhe debatet, edhe lojrat edhe bisedat e njohjet me të gjithë. “Edhe kur hyn në ujë lag një herë këmbët, se të pushon zemra pastaj” i thotë Genta Arbrit, duke iu referuar sjelljes së tij në Big Brother.

Arbëri mundohet që të bindë Gentën se ajo e ka gabim në mendimet e saj dhe i shpjegon se ai në atë mënyrë sillet edhe jashtë shtëpisë. “Unë kështu jam edhe jashtë” thotë Arbëri dhe Genta ia kthen menjëherë “aq më keq akoma, nëse edhe jashtë je kështu, mua nuk më pëlqen tipi yt”. “Përse nuk të intereson që të më njohësh?” i thotë Arbëri Gentës. Genta i përgjigjet se ajo nuk ka ndenjur me asnjë nga banorët e tjerë të rinj, por edhe disa gjëra të Arbëri nuk i pëlqejnë. Arbëri i thotë se ai është përpjekur që të bisedojë me të dhe Genta i thotë se edhe ajo i është përgjigjur bisedave të tij.

Ata flasin për disa minuta, ndërkohë që Anila debaton me Elvisin pasi nuk i pëlqejnë ngacmimet e tij në lidhje me Metin.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles