
Prova e parë ditore do të jetë shumë argëtuese. Të gjithë banorët duhet të mësojnë përmendësh alfabetin mbrapsht dhe do ta realizojnë këtë provë nesër. Ata nuk duhet që ta shkruajnë alfabetin dhe pastaj ta mësojnë. Kështu vajzat janë të ndaluara të përdorin shkrimet me lapsa sysh apo buzëkuq mbi pasqyrat e shtëpisë.
Edhe shkrimet mbi avullin që krijohet në xhamat që ndajnë pishinën nga zonat e tjera të shtëpisë, nuk janë të lejuara.
Pasi Ermira sqaron banorët me udhëzimet e provës ditore, të gjithë fillojnë të diskutojnë dhe përpiqen që të mësojnë alfabetin për të përfituar surprizën. Kështu banorët mësojnë alfabetin mbrapsht duke nduhmuar njëri-tjetrin. Më pas ata merren përsëri me gatimet dhe përgatitjen e darkës.
0 comments:
Post a Comment