
Gentjana i thotë Gracianos se asaj i pëlqen Graciano ashtu siç është dhe jo si sillet ndonjëherë dhe u referohet kështu debateve që ka pasur Graciano me Vlashin dhe të tjerët në shtëpi. Genta i vë në dukje se për hir të lojës, Graciano ndryshon sjellje dhe acaron e ofendon pjesën tjetër të banorëve. Graciano mundohet që të shfajësojë veten duke thënë se ai po sillet në varësi të mënyrës se si të tjerët sillen kundrejt tij. Edhe Anila që ndodhet po aty përkrah Gentën dhe i thotë Gracianos se ngandonjëherë ai e tepron me sjelljen që bën gjatë debateve. “Edhe mua më ke bërtitur kot, pa lidhje, por unë s’ta kam marrë për ters” i thotë Anila Gracianos.
Gjatë kohës që Graciano bisedon me Gentën dhe Anilën, nuk harron që të ironizojë me fjalët e tyre. Kështu Genta ia kthen me ironi “ne këtu nuk duhet të sillemi kështu, se jemi një familje dhe unë ju dua shumë të gjithëve” dhe Genta ia kthen po me ironi duke i thënë se ai nuk i merr bisedat seriozisht shprehet “jo, ne jemi të gjithë kushërinj”.
Gentjana i kërkon Gracianos që të flasin qetësisht, pa qenë nevoja që të debatojnë. Kështu të tre ulen në tavolinën e ngrënies dhe fillojnë të sqarojnë sjelljen e tyre gjatë debateve që janë zhvilluar gjatë ditëve të kaluara në shtëpi. kështu për disa minuta të tjera Anila, Genta dhe Graciano komentojnë sjelljen e banorëve të tjerë kryesisht për debatet me Klaudjan dhe Arbërin.
0 comments:
Post a Comment