
Mendimet e banorëve janë të ndryshme ku Gentjana thotë se mund të eliminohet Klaudja duke kundërshtuar të tjerët që e konsiderojnë si konkurrente të fortë. Genta u thotë se nisur edhe nga komentet e opinionit gjatë live-it Klaudja duket se nuk pëlqehet shumë jashtë. Të tjerët e kundërshtojnë dhe thonë se përpara Klaudjas mund të eliminohet Lorena, Anila apo Ermira. Arbër është ai që e kundërshton Gentën në logjikën e saj dhe i thotë se askush nuk e di se sa pëlqehet jashtë.
Ndërsa Liami e komenton mesazhin e Opinionistit ndaj Klaudjas duke e lidhur me faktin se Klaudja i kishte kërkuar që të mos fliste për të.
Ata bisedojnë edhe për Edgarin dhe për Gracianon, të cilët gjithashtu janë të nominuar gjatë kësaj jave. Vlashi thotë se Graciano ka ndryshuar shumë që nga momenti që ka hyrë në shtëpi. “Graciano ka ndryshuar për keq” thotë Vlashi, ndërsa Liami imiton të shprehurën e tij. Arbër thotë se ai e injoron Gracianon sepse ai e acaron shumë. “Për mu ai nuk ekziston hiç” thotë Arbri, ndërsa Françeska i këshillon që të mos sillen në këtë mënyrë duke u acaruar me lojën e Gracianos sepse ai këtë ka si qëllim, që të acarojë të tjerët.
Më pas vajzat dalin jashtë dhe lënë djemtë në qetësi të cilën mundohen të flenë. Ato shkojnë në oborr dhe u bashkohen bisedave me pjesën tjetër të banorëve që ndodheshin aty edhe më parë.
0 comments:
Post a Comment