Monday, March 19, 2012

Sistemimi i ushqimeve sjell debate dhe ironi mes banorëve

Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë për tema të ndryshme. Ndërkaq ata njoftohen se ushqimet që kanë porositur me buxhetin e kësaj jave i cili është përsëri 50%, kanë ardhur dhe ata duhet t’i sistemojnë. Kështu pothuajse të gjithë merren me sistemimin e ushqimeve me përjashtim të Gracianos.

Banorët teksa sistemojnë ushqimet shkëmbejnë diskutime të ndryshme dhe debatojnë. Sapo vjen buxheti Graciano, Lorena dhe Anila marrin ushqime dhe fillojnë të hanë. Graciano ironizon Ermalin i cili vëzhgon me kujdes sjelljen e banorëve. “Po hamë ne Ermal, numëroji pak se sa po hamë” i thotë Graciano Ermalit me ironi. Ermali i përgjigjet se ai po i sheh të gjithë se çfarë po bëjnë dhe nuk është nevoja që ai t’ia kujtojë një gjë të tillë. Ermali i thotë Gracianos që të merret me diçka, por ai tallet dhe vazhdon që të hajë duke parë të tjerët të punojnë.

Më pas të gjithë shkojnë në kuzhinë dhe merren me sistemimin e ushqimeve. Genta ndërsa mundohet që të sistemojë karotat, nxjerr djathin nga frigoriferi. Ermali fillon të bërtasë dhe i kërkon që të sistemojë djathin e të mos e lërë jashtë frigoriferit. Genta i thotë se ajo po mundohet të sistemojë ushqimet dhe djathin do ta vendosë përsëri në frigorifer.

Kështu për disa minuta me radhë, ndërsa merren me sistemimin e ushqimeve, banorët diskutojnë pikërisht për ushqimet. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles