Tuesday, March 20, 2012

Genta-Gracianos: “Lidhja jote me Lorin, pa të ardhme”

Ndërsa disa nga banorët vazhdojnë që të argëtohen në pishinë, ndërsa disa të tjerë bëjnë shaka me njëri-tjetrin në kopsht, në dhomën e gjumit vazhdon biseda mes Gentës dhe Gracianos. Genta e pyet Gracianon se si janë marrëdhëniet midis tij dhe Lorit dhe se cili është qëllimi i tij me krijimin kësaj lidhjeje, pasi sipas saj, kjo lidhje nuk po evidenton diçka dhe nuk është në të mirë të asnjërit. “Mendova se do të nxirrte më në pah Lorin, por nuk po ndikon për mirë, as për atë”, shprehet Genta. Graciano nuk pranon që të flasë, duke thënë: “Gjërat janë më të thella nga sa duken”. Ai i kërkon Gentës që të flasë me Lorin lidhur me të, sepse nuk i pëlqen që të flasë ai më parë. “Unë nuk e marr vesh as se kur flisni ju me njëri-tjetrin”, i thotë Genta, ndërsa Graciano shprehet se edhe mungesa e komunikimit është diçka që nuk shkon në marrëdhënien e midis tyre.

Genta kërkon të mësojë më shumë për Lorin dhe thotë, duke marrë shkas nga fjalët e Ermalit, i cili ka thënë se Lorena duhet të jetë shumë naive, ose shumë e keqe dhe se këtë e tregon fakti që krijoi një lidhje sapo hyri në shtëpi, ndërkohë që është aq e urtë sa nuk dëgjohet nëpër shtëpi. “Ajo nuk është lidhur”, shprehet Graciano. Ai i kërkon Gentës që ta pyesë Lorenën se si është zënë me Gracianon, ndërsa Genta thotë se nuk mund ta pyesë për një gjë të tillë, kur nuk është në dijeni të lidhjes së tyre.

Graciano thotë se Lorena është shumë naive dhe këtë gjë e thotë me bindje. Ndërsa Gentiana jep mendimin saj dhe thotë se ata të dy nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin dhe se është humbje kohe, nëse vazhdojnë të qëndrojnë bashkë. “Prandaj edhe ne e lamë që mund ta vazhdojmë jashtë mbase lidhjen”, shprehet Graciano. Genta nuk mendon se mund të lidhen edhe jashtë sepse ata nuk kanë asgjë të përbashkët dhe fakti që Lorena vjen nga një provincë, e bën atë që të mos përshtatet dot. “Unë nuk e shikoj dot veten me një djalë nga Tirana me një profesion të mirë dhe me një shoqëri të mirë”, shprehet Genta për veten. Graciano ia quan për nder këshillat e saj. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles