
Meti thotë se te Graciano ai sheh një shok dhe një shok për të është si vëlla. Graciano vjen aty dhe thotë “ju ndërpreva’ dhe largohet, ndërsa Meti dhe Lorena vazhdojnë bisedën e tyre.
Meti i thotë Lorenës se ai jashtë ka shumë shoqëri të madhe, por pak miq zemre dhe më se shumti ka shoqe zemre. Meti thekson se vajzat besojnë më lehtë dhe janë më të dashura në shoqëri, bëjnë më shumë për shoqërinë. Ai thotë se në momentin kur Genta e eliminoi nga loja dhe ai shkoi në studion e spektaklit, vuri re se aty ishin të pranishëm miqtë dhe mikeshat e tij që kishin ardhur nga Prishtina për ta përkrahur.
Lorena thotë se kjo është një gjë shumë e bukur, por që nuk mund të ndodh brenda shtëpisë se BB5. ajo thotë se ka vënë re se shumica e banorëve sillen ashtu siç nuk do të silleshin jashtë dhe pothuajse janë bërë kopje e njëri-tjetrit. Meti ndan të njëjtin mendim për të deri diku. Ai thotë se brenda shtëpisë një pjesë nga banorët u flet vetëm se janë pjesë e shtëpisë, nëse do të ishin jashtë nuk kishte për t’u folur. Nga ana tjetër ai thotë se me një pjesë tjetër prej tyre ka krijuar miqësi dhe përveç Gracianos, vlerëson edhe Edgarin.
Meti thotë se në jetën e tij ka ndenjur me shok shumë më të mëdhenj se ai dhe kur rri me Edin i duket e njëjta gjë. “Kur flas me Edin, e di që po flas me një shok” thotë Meti. Ndërsa Meti thotë se është shumë i lumtur për faktin se ka një miqësi shumë të mirë, aty vjen Edgari dhe futet në bisedë me ta.
0 comments:
Post a Comment