
Vlashi, Genta dhe Lorena shkojnë afër pishinës dhe fillojnë të qeshin e të bëjnë shaka me njëri-tjetrin.
Liami në dhomën e gjumit, bisedon me Gentianën, Doloresën, Lorenën e Vlashin, në lidhje me debatin që ka pasur me Ermalin. Gentiana mendon se molla e sherrit ka qenë Françeska, e cila ia ka transmetuar fjalët në mënyrën dhe në kohën e gabuar. Liamit nuk i intereson kjo pjesë e situatës dhe thotë se ai nëse do të donte, mund ta zhvillonte edhe më tej situatën, por deshi vetë ta linte me aq. Liami mendon se Françeska, nëse ndahet me Ermalin, mund të shkojë pa problem në krahët e tij, por ai nuk e do këtë gjë dhe kjo nuk ndodh sepse nuk mundet. Ai thotë se është i pafajshëm në lidhje me situatën në fjalë, në çfarëdolloj këndvështrimi që ta shohësh. “Ti i sjell rrotull të gjithë, prandaj të voton publiku”, shprehet Genta. Banorët qeshin e më pas fillojnë të diskutojnë për të tjera tema.
0 comments:
Post a Comment