Tuesday, March 6, 2012

Erioni këshillon Ermalin: “Liami po të pulson, ki kujdes!”

Françeska, Ermali dhe Erioni dalin në kopsht dhe fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Në bisedë e sipër Françeska i vë në dukje Ermalit edukatën që reflekton Erioni, duke i thënë: “Shiko se sa djalë me norma është Erioni, mëso prej tij!”. Ndërsa Ermali kujton debatin që ka bërë me Liamin, duke ia përmendur Françeskës se ai është shoku i saj. Françeska nuk do që ai të diskutojë më për atë gjë dhe mundohet ta mbyllë bisedën, por Ermali fillon të përdorë fjalë banale për të. Erioni i kërkon Ermalit që të mos flasë me fjalë të mira sepse as për atë vetë nuk është mirë në sy të publikut.

Më vonë Ermali dhe Erioni shkojnë në dhomën e gjumit, ndërkohë që Vëllai i Madh i ka frikur dritat, dhe fillojnë që të diskutojnë për debatin midis Liamit dhe Ermalit. Ermali e tregon me detaje se si nisi debati mes tyre, duke e nxjerrë veten të pafajshëm. Erioni e këshillon, duke i thënë se duhet të frenohet me sjelljet e tij të pahijshme, sepse sipas Erionit, në ditët në vijim, ai do ta ketë më shumë të vështirë për t’u tërhequr, duke marrë parasysh se edhe trysnia midis banorëve do të jetë më e lartë. “Është vetëm fillimi dhe ai thjesht të pulson, po kur të mbeten vetëm shtatë banorët e fundit?”, i bën të ditur Erioni Ermalit. Më pas atje shkon Françeska dhe djemtë e ndërpresin bisedën.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles