
Erioni jep mendimin e tij, duke thënë se Liamit nuk i takon që të përmendë të dashurën e Ermalit. “Janë dy gjara: Ose po të fut xixa, ose tjetrën kuptoje vetë se je e zgjuar”, i thotë Erioni. Françeska thotë se është duke menduar se çfarë ka dashur të thotë ai në të vërtetë. Erioni e këshillon që të mos thotë Ermalit këtë gjë sepse relatat mes Liamit dhe Ermalit mund të përkeqësohen edhe më shumë. Françeska tregon se ia ka treguar edde Klaudjas më parë dhe se ajo u shpreh, duke thënë: “Tani po kuptoj lojën e tij”.
Më pas, banorët hyjnë brenda dhe me kaq përfundon biseda mes tyre.
Françeska shkon në dhomën e gjumit dhe futet në krevatin ku është shtrirë Ermali, duke filluar ta puthë dhe ta përqafojë. Më pas banorët pëshpëritin nën jorgan me zë të ulët dhe pak më vonë të dy flenë gjumë të përqafuar.
0 comments:
Post a Comment