Thursday, March 1, 2012

Erioni tregon: “Pas vdekjes së mamit, humba fillin”

Pak më vonë atje shkon Erioni, i cili tregon për jetën e tij në Greqi. Ai thotë se nuk ka një shtëpi të vetën në Greqi, por jeton me qira. Erioni tregon se ka qarë edhe ai shumë natën e mbrëmshme dhe kujton se kishte shumë kohë pa qarë. Ai thotë se ka qarë para një viti e gjysmë për herë të fundit, kur i ka vdekur e ëma. Ai tregon se ka pirë për një periudhë të gjatë rreth gjashtë paketa në ditë. “Lashë punën dhe u mbylla në shtëpi”, tregon Erioni për veten. Erioni thotë se nuk ka pasur se me kë të bisedojë, pasi nuk ka dashur që ta mërzisë më tepër të atin, i cili e ka përjetuar edhe ai shumë keq ndarjen nga jeta të së shoqes. Erioni tregon se nuk ka pasur as përkrahjen e të vëllait, sepse ai jetonte larg tij, me të dashurën e vet, ndërsa Erioni ishte i vetëm.

Flori mendon se Erioni ka pasur nevojën që të flasë me njerëzit e tij të afërm dhe mungesa e tyre ia ka vështirësuar edhe më shumë situatën. “Pas një muaji fillon rrëshqet dhe duhe të mbledhësh veten”, shprehet Erioni. “Asnjëherë s’e kam besuar atë që më ka ndodhur”, shprehet ai, duke vazhdua të thotë se i është dashur kohë për të ardhur në vete dhe të rifillojë të punojë. Erioni mendon se nuk kërkonte as një mik që t’i rrinte afër, sepse askush nuk mund ta kuptonte dhimbjen e tij. “Eri, të adhuroj!”, i thotë Klaudja, pasi e dëgjon të flasë. Erioni shprehet se këtë bisedë mund ta kishte bërë ndryshe, nëse do të ishin jashtë Big Brother-it, por brenda shtëpisë, shumë gjëra nuk mund t’i thotë dot. 

Social Profiles