
Meti afrohet pranë tyre në kopësht e shprehet se është shqetësuar nga banorët që mbrëmë nuk e kanë lënë të flerë nga zhurmat. Klaudja pohon, e thotë se për të tepër ajo i ka kërkuar të pushonin, por ata kanë vazhduar të bisedojnë me zë të lartë.
Erioni shkon afër Klaudjës dhe shprehet se ajo nuk i ka ndenjur afër dje e sot, e Klaudja shpjegohet se sot në mëngjes nuk ka dashur të zgjojë, prandaj nuk i ka folur. Klaudja i kërkon Erionit t’a heqë bluzën që ka veshur, pasi asaj nuk i pëlqen dhe Erionit nuk i rri mirë.
Më pas, Klaudja komenton me djemtë bisedën që ka patur mbrëmë me Françeskën. Ajo tregon se e ka pyetur Françeskën nëse i pëlqen Ermali, e ajo ka pohuar. Klaudja shprehet se përgjigjja që ajo i ka dhënë Françeskës, është se Ermali nuk e pëlqen farë atë. Liam shprehet se kur të dalin nga BB, Françeska do të thotë se kjo ka qenë strategjia e saj, por do të pëlqente do dëgjonte mënyra sesi do shpjegohet. Liam thotë gjithashtu, se në që momentin që e ka zgjedhur Françeskën, e ka menduar bashkë me Ermalin, e nëse ata do të lidhen, do të jenë më të dobët karshi banorëve të tjerë.