
Ermali komenton dhe Liamin, e shprehet se ky i fundit ka deklaruar që “do t’i shtypë kokën Ermalit”. Françeska shprehet se Liam është nga ata tipa që hiqen si të fortë e që duan të duken si tipa shpërthyes. Ajo thotë për Erionin, se i duket sikur ai i kalon të gjitha situatat, ndërsa Liam shpërthen shumë shpejt, por në fakt ai nuk duhet t’a shfaqë veten kaq shpejt. Ermali shprehet se po pret momentin e duhet për t’u përballur me Liamin, e Françeska thotë se nuk ka dyshime për faktin se ai është konkurent i fortë. Ermali thotë se nuk i pëlqen fakti që Liam sillet si elektron i lirë, por ndoshta ai mund të jetë vërtet kështu dhe në jetën jashtë.
Klaudja, teksa është në kopësht dhe përmes xhamit shikohet me Ermalin i thotë se me të nuk ka shanse të afrohet, e u tregon Liamit e Gracianos se Ermali i ka thënë se ajo i duket tip i vështirë e prandaj nuk ka tentuar të afrohet me të. Klaudja përfundon duke thënë se Ermali është shastisur nga “puçi”, duke nënkuptuar Françeskën.
Ermali i kthehet komenteve me Françeskën duke u shprehur se konkurentët janë të shtirur e nuk ia thonë dot në sy mendimet që kanë për të. Françeska i thotë Liamit se atij i duket vetja i rëndësishëm, por ai i bën të njëjtën pyetje asaj. Françeska përgjigjet se asaj i duket vetja e rëndësishme, por nuk ka rëndësi përse, e Liami i thotë se ajo po bën gabim duke pohuar këtë fakt, pasi duhet të lërë të tjerët t’ia thonë këtë gjë.