Monday, March 19, 2012

Graciano e Lori diskutojnë për mardhënien e tyre; Graciano: “Na lidh vetëm nata”


Graciano e Lorena qëndrojnë në dhomëne gjumit duke biseduar për mardhwnien e tyre, pa praninë e asnjë banori tjetër. Graciano shprehet se e shqetëson fakti që në shtëpi e jashtë mund të jetë krijuar opinioni që ai e do Lorin vetëm për kohën brenda në BB. Graciano i thotë se gabimi i Lorit është se sa herë që ai kërkon të flasë për diçka me të, ajo i përgjigjet se ka dashur të bisedojë të njëjtën gjë.

Graciano shprehet se e mundon fakti që gjatë gjithë ditës ata nuk qëndrojnë fare bashkë, e bashkohen vetëm natën, ndërsa kur zgjohen zëre se nuk njohen. Ai thotë: “Nuk dua të jap imazhin sikur po të shfrytëzoj. Realisht ne nuk kemi një lidhje, e as dashuri nuk është”. Ai shton se është gjithmonë inisiatori i bisedave mes tyre, e mes tyre nuk ka komunikim. Lorena shprehet se Graciano duhet t’ia kishte thënë më hapur këtë gjë që e shqetëson, e Graciano jep një rast, ku ajo nuk i ka treguar se çfarë ka folur me Arbrin për mardhënien e tyre. Lori përgjigjet se ia ka shpjeguar këtë situatë, por Graciano kundërshton e shprehet se ata të dy i lidh veç nata.

Graciano i kërkon Lorenës që t’i japë një zgjidhje kësaj situate e ajo përgjigjet se ata nuk kanë një lidhje të konsoliduar, por nëse ata vendosin të provojnë të krijojnë një lidhje, por nga ana tjetër nuk kanë komunikim, është më mirë që mardhënia të përfundojë me kaq. Ajo shton se deri më tani ata kanë ndenjur vetëm natën bashkë. Graciano shprehet se dhe nëse lidhja e tyre mbyllet me kaq, s’do të thotë se e ka mbyllur përgjithmonë, ose do të mbajë distancë me të. Lorena shprehet se ka patur dy lidhje jashtë dhe është e vështirë të krijojë besim tek njerëzit e për Gracianon ka vetëm pëlqim e jo ndjenjë. Graciano shprehet se nuk do që njerëzit të mendojnë se Graciano po e shfrytëzon pasi është e urtë pasi realisht nuk është kështu.

Graciano shprehet se dhe nëse e mbyllin lidhjen e tyre, do të mbeten miq, por Lorena nuk duket e bindur për këtë. Ajo shprehet se në këto momente, parapëlqen ta provojë lidhjen me Gracianon për ta parë sesi do të shkojnë gjërat mes tyre. Graciano shprehet se nëse do të fillojë të ndjejë për Lorin, do të përkushtohet shumë ndaj saj e nuk do të jetë i njëjtë për lojën. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles