
Graciano e nis rrëfimin e tij me një kasetë të vjetër dhe tregon se nëpërmjet saj ai ka filluar që të dëgjonte muzikën me të cilën nisi të kërcente përpara pasqyrës. Më pas ai e vazhdon me televizorin duke thënë se dëshira, pasioni dhe profesioni i tij si balerin, lidhen me televizorin.
Graciano ka përzgjedhur si objekte të preferuara edhe një laps dhe letër. Ai i përlotur tregon se letra ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e tij. Nëpërmjet shkrimeve, poezive apo esseve, ai ka shprehur në letër ato që do të donte t’i kishte në realitet.
Graciano fillon të flasë për portofolin dhe duke qarë flet për nënë e tij, vështirësitë e saj ekonomike dhe përpjekjet e shumta të saj që atij të mos i mungonte asgjë dhe të realizonte dëshirat e tij.
Graciano e mbyll rrëfimin e tij nëpërmjet një albumi fotografishë dhe me atë të tij mundohet të shpjegojë mungesën e imazhit të babait. “Gjithmonë kam ëndërruar që mamin dhe babin t’i shikoja bashkë në një fotografi” thotë Graciano dhe duke qarë e lë fjalinë e fundit përgjysmë. Ai u kërkon falje konkurentëve për lotët e tij dhe largohet për t’ia lënë radhën Françeskës.
0 comments:
Post a Comment