Saturday, March 3, 2012

Përfundon prova; konkurentët në votë të fshehtë


Françeska ndryshe nga konkurentët e tjerë e përfundon provën për një hark të shkurtër kohor ajo tregon kryesisht histori gazmore dhe flet për gjërat që i pëlqen siç është vera. Kështu me Françeskën mbyllet edhe prova e parë e javës për këtë edicion të Big Brother.

Ata fillojnë të komentojnë provën dhe rrëfimet e njëri-tjetrit. Françeska thotë se gjatë rrëfimit të Gracianos u prek shumë emocionalisht. E ndërsa komentojnë edhe rrëfimet e mëparshme të provës Klaudja vjen në dhomën e ndenjes dhe u lexon konkurentëve një zarf të marrë nga Vëllai i Madh.

Klaudja lexon zarfin në të cilin konkurentët udhëzohen që të votojnë në mënyrë të fshehtë dhe votat e tyre pasi t’i kenë mbyllur në zarf do t’i dorëzojnë në dhomën e rrëfimit. Nga ky votim do dë dalë se cili nga konkurentët ka treguar historinë më të bukur gjatë provës së javës.

Konkurentët votojnë në mënyrë të fshehtë dhe më pas vazhdojnë të bisedojnë. Një ndër bisedat më të gjata zhvillohet për rrymën elektrike ku Ermali si zakonisht i jep të drejtë mendimit të tij, por më pas Edi sqaron gjithë të tjerët pasi ai është Inxhinier Elektrik.
Gjatë kësaj kohe nuk mungojnë edhe shakatë, të qeshurat dhe lojrat e ndryshme.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles