
Meti e Vlashi qëndrojnë pranë saj, e mundohen t’a qetësojnë. Genta është shumë e mërzitur e fillon të qajë për këtë gjë. Doloreza e Anila, afrohen pranë Gentës e Doloreza i thotë se do t’i japë rrobat e saj për t’i veshur nëse do, por Genta vazhdon të jetë shumë e mërzitur e duke iu drejtuar familjes thotë: “Po nuk mi sollët rrobat, nuk do të vi në shtëpi”. Anila shprehet se Genta po ankohet pa baza pasi dy nga vajzat e shtëpisë kanë veshur fustanet e saj.
Genta thotë se të gjithë banorët vishen bukur, ndërsa ajo nuk i ka rrobat e saj, e Anila i përgjigjiet se në BB, rëndësi ka karakteri e jo se çfarë vesh. Françeska e qetëson Gentën duke i thënë se nuk ka hyrë në BB për të bërë paradë mode. Doloreza qëndron më pranë Gentës, e i thotë përsëri se mund të veshë rrobat e saj nëse do. Françeska shprehet: “Genta bën kot, qan për familjen e jo për rrobat”.
Ndërkohë dhe djemtë që ndodhen në dhomën e dënimit, flasin për Gentën, pasi i dëgjojnë bisedat që po bëjnë banorët në kopsht.
0 comments:
Post a Comment