
Lorena dhe Graciano dalin në kopsht dhe fillojnë të bisedojnë, duke pirë cigare. Ai i tregon për bisedat që ka bërë me Françeskën dhe për ngjarjen që i ka treguar ajo, kur i ka shkuar Meti në krevat. Në bisedë e sipër, Graciano e provokon, duke e pyetur se çfarë mund të bënte ajo, nëse ai do ta tradhtonte me një nga vajzat e tjera në shtëpi. “Nuk do ta kapja për flokësh, kjo është e sigurt”, ia kthen Lorena, por ajo vazhdon duke i thënë: “Ty do të ta hiqja vizën”. E kështu ata i hedhin batuta njëri-tjetrit, derisa Graciano çohet dhe i afrohet për ta puthur.
Më pas ata hyjnë brenda, duke vazhduar shakatë me njëri-tjetrin. Ndërsa banorët “e burgosur”, lënë lojën dhe fillojnë të darkojnë, me ushqimin ndryshe nga banorët e tjerë.
Vlashi shkon për t’i larë enët, ndërsa Graciano këndon me zë të lartë. Vlashi bezdiset dhe i kërkon atij që të ndalojë, por Graciano fillon të bërtasë, duke i thënë se nuk ka përse të bezdiset, pasi ai është larg tij. Në debat ndërhyjnë edhe banorët e tjerë, për ta qetësuar situatën.
0 comments:
Post a Comment