
Klaudja i afrohet e irrituar Liamit dhe i thotë “po ta them në sy të të gjithëve, të jetë hera e parë dhe e fundit që diskutohem unë edhe Erjoni”. Më pas Klaudja i thotë Liamit se ai ka të drejtë të flasë për të, vetëm kur ajo t’ia japë këtë të drejtë dhe thekson se ajo nuk do që ai ta komentojë atë dhe Erjonin në prani të saj. “Me të tjetrët komento çfarë të duash, më gjyko në pjesën e lojës” i thotë Klaudja Liamit.
Liami i përgjigjet se nëse ai ka një gjë kundër saj, do t’ia thotë asaj dhe jo të tjerëve dhe se komentet që ka thënë për të, janë në kontekstin e lojës. “Ti rri gjithë ditën me Erionin ulur në divan, në kopësht duke pirë cigare dhe në pishinë, këto bën ti” i thotë Liami Klaudjas. Klaudja i thotë se ajo nuk do që ai të komentojë atë në prani të saj dhe duke i treguar dhomën e rrëfimit i thotë “ti do të më gjykosh aty brenda, në sy tim, unë nuk dua ta dëgjoj”. Liami duke qeshur i thotë se në dhomën e rrëfimit shkon për t’u qetësuar dhe jo për të folur për të tjerët dhe më pas shton “pse tregohesh kaq e dobët, pse nuk do?”
Klaudja i përgjigjet se nuk do që të preket mardhënia e saj me Erjonin dhe Liami e pyet “ka një mardhënie mes teje dhe Erjonit? E ke të dashur Erjonin ti?” dhe Klaudja i përgjigjet “Po”. Liami i thotë se ajo kur ka një lidhje me Erjonin nuk ka pse të rrijë vetëm me të dhe të mos japië asnjë kontribut brenda shtëpisë. Klaudja i kërkon që t’i japë shembuj se çfarë kontributesh kanë për të dhënë ajo dhe Erioni dhe Liami i përgjigjet se janë disa dhe se ai do t’ia thotë në se ajo do dhe i përmend faktin se edhe kafen e bukën asaj ia çon Erioni.
Klaudja largohet, ndërsa Liami duke qeshur fillon të flasë me Edgarin për sjelljen e tij dhe të banorëve të tjerë.
0 comments:
Post a Comment