
Pjesa tjetër e banorëve ndodhet në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë se si të zhvillojnë lojra në shtëpi. Erioni dhe Klaudja flasin me zë të ulët duke bërë thashetheme për banorët e tjerë, për mënyrën se si sillen, por nuk përmendin emra. Më pas ata dalin në oborr për të pirë cigare dhe fillojnë të flasin për Liamin. Klaudja i tregon Erionit debatin që ajo pati më parë me Liamin.
Pjesa tjetër e banorëve luajnë në dhomën e ndenjes. Ata improvizojnë një dasmë ku Anila është nusja dhe Liami është dhëndëri. Edgari është i zoti i shtëpisë dhe të tjerët në poziconet e tjera të ftuarve të një dasme. Kështu ata luajnë dhe qeshin me sjelljen e njëri-tjetrit dhe ngacmohen me shaka. Loja zgjat për disa minuta me radhë dhe më pas banorët bisedojnë për gjëra të ndryshme.
Ermali ngacmon Gentjanën për veshjen e saj dhe Genta i kthehet me nerva duke i thënë se ai gjithë ditën merret me gjërat që ajo bën në shtëpi. Gentjana është e mërzitur sepse i duket sikur banorët komentojnë pamjen e saj dhe në veçanti Ermali. Ajo ia thotë këtë gjë, por Ermali i thotë se e kishte me shaka. Më pas Genta diskuton me Edin i cili mundohet që ta qetësojë. Genta i thotë atij se Ermali ka gjithë javën që e ngacmon, për veshjen tuletin dhe i flet me ironi për pamjen e saj të jashtëme. Kjo e ka bërë Gentën që të mërzitet me të, por Edi i thotë se ajo nuk duhet të reagojë në atë mënyrë sepse ndoshta Ermali thjesht mund të ketë bërë shaka.
Ndërsa të tjerët bisedojnë, Ermira vazhdon të merret me përgatitjen e darkës.
0 comments:
Post a Comment