
Në diskutim e sipër Liami përdor një shprehje ofenduese ndaj Klaudjas e cila fillon një debat kundër tij duke thënë se Liam flet në mënyrë banale dhe të tjerët nuk duhet t’ia lejojnë. Ermali del në mbrojtje të Klaudjas thotë se të gjithë duhet të kenë kujdes ndaj të folurit sepse brenda shtëpisë ata përfaqësojnë jo vetëm veten. “Ne këtu tregojnë edhe pak nga familjet tona, pak nga shoqëria, jo vetëm veten tonë” thotë Ermali.
Liamit nuk i pëlqen një gjë e tillë dhe i kundërvihet Ermalit. Në debat përfshihen edhe banorët e tjerë.
Më ashpër kundër Liamit reagon Klaudja dhe Ermali. E ndërsa Klaudja ofendon Liamin për të folurën e tij, Anila ndërhyn dhe mbran Liamin “Ti çfarë i the Liamit kur hyre në shtëpi?” i thotë Anila Klaudjas duke i kujtuar se ajo e para kishte përdorur një fjalor të rëndë kundër Liamit dhe tashmë po akuzon atë për një gjë të tillë. Debati më pas zhvillohet për çështjen e zënkës që pati Liami me Ermalin, për faktin se Liami i kishte thënë Françeskës “Ermali është mashkull koti, ka një javë që të ka në krevat e s’të ka puthur akoma”. Kjo shprehje bëri që Ermali të ofendohej dhe të nervozohej shumë.
Liami përpiqet që t’i shpjegoje Ermalit se ishte thjesht një shaka, por Ermali i thotë se ajo abuzon me shakatë dhe në këtë mënyrë ato interpretohen ndryshe nga banorët e tjerë dhe nga publiku jashtë. Erjoni shkon pranë Ermalit dhe i kërkon që të dalin në oborr në mënyrë që të qetësohet dhe kjo nervozon akoma më shumë Liamin i cili i thotë Erionit se ai nuk ka pse ta marrë në atë mënyrë Ermalin sepse ata duhet të sqarohen.
Kështu për disa minuta debati zhvillohet midis Liamit dhe Erjonit, por edhe me ndërhyrjen e banorëve të tjerë.
Arbëri duke parë situatën që është krijuar në shtëpi u thotë banorëve se ata që të gjithë kanë gabime në mënyrën se si po reagojnë. Edhe nëse Liami ka ofenduar Ermalin, apo ndonjë tjetër për burrërinë apo çfarëdolloj gjëje tjetër, ata nuk duhet t’ia kthejnë me debat e zënka sepse ata janë në një lojë. “Duke qënë se është lojë, çdonjeri ka të drejtë të luajë me nervat e tjetrit” thotë Arbëri. Debati vazhdon për një kohë të gjatë dhe në fund mbyllet me një parajalmërim nga ana e Ermalit. Ai i thotë Liamit “herë tjetër bëj kujdes kur të flasësh me mua, ti dhe të gjithë të tjerët”. Liami i përgjigjet i qetë me një “Ok” dhe kështu mbyllet debati i tyre.
0 comments:
Post a Comment