Ndërkohë që disa nga banorët vazhdojnë të luajnë me pantomima, Meti, Françeska, Klaudja e Lorena qëndrojnë në kopësht duke biseduar për lojën. Lorena shprehet se Ermali ka qenë shumë i qartë gjatë lojës me shpjegimet nëpërmjet pantomimave, ndërsa Ermali afrohet e thotë se Edi i ka rënë shumë gjatë shpjegimeve. Françeska shprehet se kur Edi fillon të flasë, nuk di të pushojë.Teksa janë duke pirë cigare, Françeska shprehet se di të shohë filxhan dhe lexon filxhanin e Klaudjës. Kjo e fundit shprehet se nuk pa parë kurrë filxhan e Françeska shprehet se di vërtet të lexojë, pa bërë shaka. Meti afrohet pranë saj, e sëbashku u thonë banorëve që janë mbledhur rreth tyre, se çfarë do t’u ndodhë duke u bazuar në filxhanin e kafesë.
Ndërkohë, Liami e Doloreza qëndrojnë në sallon dhe komentojnë Edin. Doloreza shprehet se Edi gjatë lojës është sjellë sikur ishin në konkurs inteligjence. Ajo shprehet se Edi është më i madh, dhe është normale të dijë disa gjëra më shumë se ajo. Edi afrohet pranë tyre dhe shprehet se është çuditur që banorët nuk kishin disa njohuri në aspekte të veçanta.
0 comments:
Post a Comment