Historitë midis banorëve vazhdojnë. Ermali tregon një histori që ka ndodhur në varreza, pasi vendosi që të rrinte te varrezat edhe natën, për të shmangur vjedhjet që i bëheshin. Atje shkonin disa fëmijë të vegjël, të cilët vidhnin. Ai thotë se njërit prej fëmijës, i është kapur këmba në bar dhe nga frika ka vdekur në vend.Lorena tregon një histori të dëgjuar, ku në shtëpinë e një shoqes së saj janë shfaqur xhinde dhe sendet e saj personale zhdukeshin vazhdimisht.
Meti tregon për një çift të ri, të cilët kanë pasur një vajzë të vogël. Ajo një ditë, ka prerë kolltukët, të cilët sapo i kanë blerë, me thikë. Prindërit pasi e shikojnë, e rrahin aq shumë dhe vendosin që t’ia presin duart.
Ndërsa Edgari thotë se nuk ka ndonjë përvojë personale, por tregon një histori që e ka lexuar diku dhe nuk është i sigurt për vërtetësinë e saj.
Më vonë Liami dhe Genta tregojnë histori që i kanë ndodhur në fëmijëri.
Më vonë banorët fillojnë të tregojnë dhe të komentojnë filmat horror që kanë parë.
0 comments:
Post a Comment