Wednesday, March 14, 2012

Vlashi tregon: “Shfaqet vajza, e cila ka vdekur pasi është djegur”

Banorët vazhdojnë të tregojnë histori të ndryshme, të dëgjuara apo të përjetuara vetë, duke u ngrohur afër zjarrit të ndezur dhe duke vazhduar të pjekin patate.

Vlashi tregon një histori e cila ka ndodhur në Kinostudjo. Ai thotë se ka rënë zjarri në një godinë dhe kanë shpëtuar të gjithë, vetëm një vajze me flokë të gjatë, trupi i së cilës nuk është gjetur kurrë. Gjatë një programi që është bërë së fundmi, një vajzë është ankuar, pasi një djalë ka hyrë dhe i ka përkëdhelur flokët, po ajo është ndier shumë e bezdisur. Ai thotë se djali në fjalë është pushuar nga puna dhe është zëvendësuar me një femër, e cila ka parë në një moment nja vajzë me flokë të gjatë, e cila e ka përshëndetur, por nuk ë ka parë më. Vlashi thotë se janë kontrolluar të gjitha kamerat, por nuk është parë asgjë. Ai tregon se ajo vajza është parë edhe më vonë, ulur në një kolltuk, por asnjë nuk e besonte, pasi ajo nuk shfaqej në momentin që kontrolloheshin kamerat. Ai tregon se ajo është shfaqur disa herë të tjera dhe në një moment edhe në dritare, pasi vajzat kanë qenë duke bërë dush.

Ai tregon se këtë vajzën e kanë parë edhe rojet, të cilët kanë shtënë mbi të, por ajo është zhdukur në moment. Françeska thotë se kjo histori është e vërtetë, pasi ka qenë prezente edhe vetë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles