Wednesday, March 14, 2012

Përfundon prova; Banorët të frikësuar, Françeska qan

Banorët tregojnë ëndrrat e frikshme që kanë parë dhe domethënien që mund të kenë ato për njeriun. Të gjithë japin mendimin e tyre, duke u bazuar nga ato që kanë dëgjuar ose lexuar për ëndrrat.

Klaudja tregon historinë e vdekjes së babait të saj. Ajo thotë se e ëma e tij, nuk e ka pranuar që të futej i vdekuri në shtëpi, por ata e futën dhe brenda shtatë ditësh ka vdekur edhe e ëma. “Kur nuk i bëhet nderimi deri në fund, thuhet që merr dikë me vete”, thotë Klaudja. Pas Klaudjas, banorët tregojnë histori të ngjashme me të, të cilat i kanë dëgjuar.

Pas disa minutash Vëllai i Madh vendos që t’i bjerë gongut dhe kështu prova e tyre përfundon. Të gjithë banorët fillojnë që të futen brenda, duke ndërprerë tregimin e historive të frikshme.

Liami dhe Arbri fillojnë të trillojnë histori, për të trembur vajzat. Ato rrinë të heshtura, pa komentuar asgjë, të frikësuara nga historitë që kanë dëgjuar natën e sotme.

Erioni dhe Klaudja shtrihen në të njëjtin krevat, duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Banorët komentojnë për zgjimin herët që do të kenë mëngjesin e nesërm dhe të gjithë bëhen gati për të fjetur gjumë.

Françeska fillon të qajë sepse ka frikë nga historitë që janë treguar, ndërsa Meti i qëndron afër, duke e përqafuar dhe duke i folur për ta qetësuar.

Pasi të gjitha kanë fjetur, Arbri dhe Liami çohen nga krevati për t’i përgatitur lojë Anilës. Ata mbështillen me çarçaf dhe i shkojnë afër Anilës, por i zbulon Ermali, i cili ia prish lojën.

Më vonë, të gjithë banorët shtrihen për të fjetur gjumë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles