Saturday, March 3, 2012

Konkurentët bëhen me dije për eleminimet e sotme; Surprizë për Erionin nga i ati

Arbana u thotë konkurentëve se ka një njoftim shumë të rëndësishëm për ata. Ajo i bën me dije se në fillim të spektaklit është hapur një televotim për të gjithë konkurentët. Publiku është duke votuat për konkurentin e tij të preferuar, e nga ky televotim, personat e fundit në listë, pra ata që kanë marrë më pak sms nga publiku, do të lënë sonte shtëpinë.

Por jo vetëm kaq! Ky televotim do të shërbejë jo vetëm për largimet e sotme, por edhe për nominimet e javës së ardhshme. Rezultat do të publikohen më pas.

Më pas, është momenti për një surprizë për Erionin, i cili ka bërë një nga rrëfimet më prekëse ndër konkurentëve. Ky i fundit na ka emocionuar të gjithëve me rrëfimin për jetën e tij, vështirësitë e të qenit vetëm, humbja e dhimbshme e nënës dhe lidhja fortë që ka me babain, që është njeriu më i shtrenjtë për të.

Arbana fton Erionin të shkojë në dhomën e rrëfimit, ku aty gjen një makinë lodër. Ajo e pyet çfarë simbolizon makina për të dhe Erioni përgjigjet se ajo makinë e çon në një epokë tjetër, në një epokë të lumtur, cilëson ai. Ai thotë se atë makinë e ka marrë dhuratë para shumë vitesh nga njeriu që tashmë është gjysma e tij. Erioni shprehet se babai është shtylla mbështetëse e tij, dhe raporti i tyre është forcuar pasi i zëvëndëson dhe mamanë, e cila nuk jeton më.

Erioni shikon një klip, ku shfaqet babai i tij, brenda shtëpisë së BB, teksa i sjell makinën lodër e më pas bën një rrëfim, ashtu siç ka bërë dhe Erioni në provën e javës. Babai i Erionit tregon për fëmijërinë e Erionit, faktin që ka qenë trazovaç, e më pas për adoleshencën e momentet e tyre të vështira, të humbjes së mamasë së Erionit.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles