
Sonte, Edgari do të marrë një surprizë shumë të këndshme. Arbana pyet Edin si po e përjeton eksperiencën në BB e më pas i kërkon të shkojë në dhomën e surprizave. Edi përgjigjet se po kalon për mrekulli e është i lumtur që nuk është penduar që e ka ndërmarrë këtë nismë për të konkuruar në BB.
Edi shkon në dhomën e surprizave, ku dhoma është e mbushur me foto të djalit të tij e ai emocionohet shumë. Edi shprehet se rrëfimi është diçka për të cilën, njeriu ka nevojë e ai e ka bërë shpesh.
Edi është shprehur dhe në rrëfimin e tij se ka një lidhje mjaft të rëndësishme me Edgar Junior, djalin e tij, të cilin është munduar t’a rrisë të fortë e të bëhet i zoti i vetes. Edgar Junior ia ka dalë më së miri, e talenti i tij i ka kaluar kufinjtë.
Arbana e fton Edin të ndjekë një klip surprizë, ku shfaqet së pari Edi duke folur për djalin e tij me konkurentët e tjerë. Ai tregon se djali i tij ka spikatur që në moshën gjashtë vjeçare e tregon për lidhjen e ngushtë me të.
Së fundi, Edit i shfaqet momenti kur djali i tij ka bërë gol me Kombëtaren e futbollit këtë javë e ai është shumë i emocionuar dhe e ndjek me kërshëri videon e djalit të tij. Edgar Junior thotë se i uron të atit fitore në Big Brother, ndërsa golin që ka bërë ia ka dedikuar të ëmës.
0 comments:
Post a Comment