Tuesday, March 27, 2012

Liam-Klaudjës: “Ditët e fundit, e zbehtë në mendime”

big brother albania 5Liami e Klaudja qëndrojnë në kopësht e Liami i thotë Klaudjës se ditët e fundit i është duku e zbehtë në mendime. Klaudja shprehet se nuk e kupton çfarë do të thotë Liami me këtë. Liami mundohet t’ia shpjegojë, por nuk gjen fjalët e duhura e Klaudja e ndihmon duke i thënë që nëse e kishte në sensin që nuk kupton më asgjë brenda shtëpisë, gabohet pasi nuk është kështu. Liami thotë se i është dukur sikur Klaudja nuk po i jep sensin e duhur gjërave, por ajo përgjigjet se po sforcohet pak më shumë se ç’duhet në sensin e bashkëjetesës në BB. Liami thotë se nuk mendon se ka ardhur ende ai moment që atyre t’iu duhet të sforcohen.

Liami komenton Anilën duke thënë se ajo nuk i ka bërë punët dje me pretekstin që ishte sëmurë e Klaudja i thotë Gracianos që dhe e dashura e tij (për Lorenën), nuk e ka fshirë mirë shtëpinë pasi ka ende miell nëpër cepa nga loja që kanë bërë banorët në shtëpi. Ermali thotë se jo të gjithë banorët bëjnë punë në shtëpi, por Klaudja përgjigjet se nuk ia vlen të ndajnë se kush bën më shumë e kush më pak, e rëndësishme është që të jetojnë në një ambient të pastër. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles