Tuesday, March 27, 2012

Zënkë Meti-Erioni; Ermali e Liami thashetheme për Metin e Vlashin

big brother albania 5Disa nga banorët janë duke gatuar, ndërsa Ermali, Erioni e Liami komentojnë për ushqimet që kanë në shtëpi dhe si duhet t’i administrojnë. Meti e Erioni debatojnë për ushqimin, pasi Erioni shprehet që do të fillojë të fshehë ushqime për vete pasi e shikon që banorët e tjerë po konsumojnë shumë. Meti përgjigjet se nuk e dinte për gjendjen e ushqimeve në shtëpi, pasi do të kishte gatuar më pak për vete. Françeska ndërhyn dhe shprehet se i ka ardhur keq nga Erioni që nuk e ka pyetur nëse donte të hante, dhe Erioni i përgjigjet se nuk e dinte që nuk ka ngrënë mëngjes, e madje i thotë se do t’i japë pjatën e tij. Më tej, Genta u thotë banorëve se do të gatuajë drekën për ta, por ata nuk janë dakort me menynë që ajo ka menduar.

Më pas, Liami qëndron me Ermalin e Klaudjën në kopësht duke komentuar Metin. Liami i tregon Ermalit se i ka thënë Metit që të që të bëjë ndonjë punë në shtëpi, pasi ka një muaj e gjysmë që nuk bën asgjë, por Meti i është përgjigjur se kështu është dhe në jetën jashtë. Liami shprehet se Meti është pasiv, e ia ka thënë këtë, por Meti i është përgjigjur se dhe Liami është i tillë. Ai vazhdon të tregojë se i ka thënë Metit që nuk ka hapur asnjë temë për sa kohë që është në BB, e Meti është kundërpërgjigjur që as Liami nuk ka hapur ndonjë temë. Liami përfundon duke thënë se tani e sheh se Meti ka filluar të vihet në lëvizje, e ndoshta fjalët që ai (Liami) i ka thënë, është munduar t’i bëjë realitet.

Ermali komenton Vlashin, duke thënë se është shumë i lexueshëm, e Liami thotë me shaka se çuditet me Vlashin që bën banjo dielli me bluzë veshur. Liami i thotë Klaudjës që ka dëgjuar se ajo ka dashur të largohet nga shtëpia, e në këtë rast do t’i thoshte që kaq kishte për të dhënë. Ai e pyet përse i ka shkuar në mendje të largohet e Klaudja përgjigjet me ironi se është mërzitur me Liamin, ngaqë nuk ka ndenjur me të. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles