Monday, March 12, 2012

Liam sqarohet me Edin; “Përse me gjykove si banal?”

Edi e Liam qëndrojnë në kopësht duke biseduar, pasi ky i fundit ka marrë pak pushim për të dalë nga dhoma e dënimit. Liam menjëherë kërkon të konsumojë një temë me Edin. Liam i thotë Edit se do të dijë përse gjatë spektaklit të së shtunës ai e ka cilësuar Liamin si banal. Edi i përgjigjet: “Ke qenë banal në dy raste brenda shtëpisë”. Liami përgjigjet se është koshient për këto dy raste, por i është dashur të bëhet i tillë në sajë të personit që ka patur përballë, duke shtuar dhe elementin e shakasë. Liami shprehet se i ka ardhur keq që Edi ka dhënë një opinion të tillë për të, pasi Edi është pak a shumë si ai në këtë aspekt.

Liami shprehet se ai nuk mund të ndryshojë dhe i tillë është, por Edi përgjigjet se nuk mund të krahasojnë nivelet e banalitetit të njëri-tjetrit. Liam shton se nuk do që Edi t’ia marrë për keq këto fjalë që po i thotë, pasi do të jetë i sqaruar me të.
Edi shprehet se i është kërkuar një opinion dhe ka qenë i detyruar të mbaje qëndrimin e tij. Liam përgjigjet se e di kapacitetin e Edit, se nëse donte të krijonte një fjali më të lehtë për Liamin, do t’a kishte bërë. Edi thotë se e ka gjykuar dhe qëndimin e Ermalit, por nuk ka mundur të mos shprehë që Liami i ka kaluar limitet e banalitetit. Liami përgjigjet se personi që e ka tepruar më së shumti me banalitetin ka qenë Ermali, me veprimet e tij jo të hijshme.

Sëfundi, Liam e Edi bisedojnë dhe për një kuqkuptim të ndodhur me Anilën, e Liam tregon se është sqaruar me të, duke i thënë se ka qenë për shaka e Edi përgjigjet se nuk është në dijeni që Liami i ka kërkuar falje Anilës. Më pas, Ermali, Liam e Arbri futen përsëri në dhomën e burgut, ku kërcejnë e imitojnë banorët e tjerë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles