Monday, March 12, 2012

Të burgosurit luten për ushqime, vajzat tallen me ta

Banorët argëtohen dhe luajnë në pishinë për një kohë të gjatë. Më pas edhe në dhomën e ndenjes ata bëjnë shaka duke pirë lëngje frutash dhe duke ngrënë ushqime të ndryshme. Tre djemtë që ndodhen të burgosur fillojnë të bërtasin dhe të shajnë banorët e tjerë duke u shprehur se ata bëjnë gjëra për inatin e tyre. Banorët e tjerë nuk merren fare me të dënuarit por vazhdojnë aktivitetin e tyre.

Në kushinë gatuhet dhe Ermali, Liami dhe Arbëri ndjejnë erën e gatimit. Ata u kërkojnë banorëve që të mos gatuajnë sepse nuk e durojnë dot erën sepse kanë uri. Lorena është gardiania e burgut dhe tre djemtë fillojnë ta ngacmojnë. Ajo u kërkon që të mos e pyesin për gjëra personale, pasi ata e ngacmojnë për mardhënien e saj me Gracianon.
Lorena mundohet që të mos u japë shumë muhabet, ndërkohë që pranë tyre vjen Doloreza me një pije në dorë.

Djemtë teksa shohin banorët që hanë dhe vijnë vërdallë me pije nëpër duar, fillojnë t’i ngacmojnë përsëri. Ermali thotë “të ngectë në fyt” dhe më pas Liami u lutet vajzave që t’u sjellin edhe atyre ndonjë gjë për të ngrënë apo për të pirë. Vajzat fillojnë të qeshin me ta dhe jo vetëm që refuzojnë t’u japin ushqime, por fillojnë të tallen me ta.

Doloreza vazhdon të pijë përpara syve të tyre, ndërsa Genta merr biskotat dhe i ha përpara qelisë. Djemtë luten duke thënë “na sillni vetëm një gotë se e pijmë të tre bashkë, vetëm një duam”. Vajzat qeshin me tre të dënuarit dhe ua bëjnë për zili ushqimet që hanë në prani të tyre.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles