Friday, March 2, 2012

Liami: “Anila, e përgatitur por nuk e duron dot presionin”

Anila dhe Graciano rrinë shtrirë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bëjnë thashetheme. Anila flet duke pëshpëritur për Gentianën dhe e këshillon Gracianon se si të sillet.

Më pas ata diskutojnë për provën e javës dhe për kohën e gjatë që kanë shpenzuar banorët duke komentuar objektet e tyre të përzgjedhura.

Liami bisedon afër pishinës me Florin, lidhur me Anilën. Liami e konsdieron të përgatitur për lojën Anilën, por thotë se ajo nuk e duron dot presionin. Ai thotë se ajo është një femër ndryshe nga të tjerat, por shpreson që t’ia dalë mbanë, me gjithë vështirësitë.

Liami hyn në kuzhinë dhe fillon të flasë me Elvisin dhe Arjolën, lidhur me Françeskën. “Puçi-puçi ëhstë 18 vjeç e duket si 50”, shprehet Liami për të. Elvisi thotë se akoma janë hapat e parë të lojës dhe ajo është duke luajtur shumë fort. Gentiana i bën të ditur të dy djemve se ajo mund t’i nxjerrë ata jashtë. “Mendo të vijnë 5 veta këtë javë e të na nxjerrin të gjithëve”, shprehet Gentiana. Elvisi është i mendimit se kur vijnë banorë të rinj, disa prej tyre e forcojnë karakterin e tyre, ndërsa disa të tjerë duket sikur humbasin. Liami flet për veten dhe tregon se është aktiv dhe energjik edhe në jetën e përditshme.

Social Profiles