Saturday, March 3, 2012

Liami: “Do të më pëlqente ta takoja të dashurën në shtëpinë e BB”

Liami dhe Françeska vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Françeska është kurioze për të dashurën e Liamit dhe e pyet atë. Ai tregon se ajo është 24 vjeç dhe vazhdon studimet, ndërkohë që edhe punon. Ai tregon për mentalitetin në Gjermani, të cilin e konsideron shumë ndryshe nga mentaliteti shqiptar. Liami pranon që e do shumë të dashurën e tij dhe se do t’i pëlqente që ajo të mund të hynte për ta takuar brenda shtëpisë.

Françeska shprehet se e ka ndihmuar shumë biseda me të për t’u qetësuar, pasi nuk ka qenë mirë gjatë ditës së sotme. Ajo thotë se ka nevojë për diçka, por nuk mund ta thotë, sepse akoma e shikon Liamin si konkurrent.

Françeska tregon për veten dhe për kompeticionet në të cilat ka marrë pjesë. Ajo thotë se hyrja në Big Brother ka anët e saj pozitive, por dhe negative, pasi mentalieti në Shqipëri nuk është si në Gjermani. Françeska ka zgjedhur të hyjë në Big Brother, për t’u njohur më shumë, dhe për t’i hapur rrugë karierës së saj.

Ajo thotë se e ka problem që prindërit e shikojnë duke pirë cigare, pasi nuk e ka pirë më parë. Thotë se ka pasur një adoleshencë të vështirë, por gjërat që ka dashur, gjithmonë i ka arritur.

Banorët e tjerë bisedojnë për gjëra të përgjithshme në dhomën e ndenjes. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles