
Kështu fillojnë diskutime nga banorët brenda shtëpisë, duke pasur edhe përplasje idesh e mendimesh. Klaudja thotë se ka familje që jetojnë 5-6 persona në një apartament të vogël, dhome dhe kuzhinë, vetëm nga pamundësia për të paguar shpenzimet. Genta tregon edhe për familjet greke, të cilat jetojnë shumë afër me fëmijët e tyre, por në familje më vete. Floriani mendon se ka familje që duan të jetojnë së bashku edhe pse mund t’i kenë mundësitë ekonomike. Klaudja nuk është dakord dhe mendon se shumica e të rinjve do të dëshironin që të jetonin vetëm, por nuk munden.
Diskutimet midis banorëve vazhdojnë për disa minuta.
0 comments:
Post a Comment