Wednesday, March 28, 2012

Liami: “Dua që ta nxjerr Anilën këtë javë”; Françi-Vlashit: “Debato me Edin, domino mbi të”

Liami, Ermali dhe Françeska ndodhen në dhomën e gjumit, dhe nxjerrin pijet energjike që kanë fshehur, për të pirë me njëri-tjetrin. Pasi i fsheh Ermali, Liami i kërkon Françeskës që të mos i japë vetëm Anilës asnjë prej tyre. “Unë dua që këtë javë ta dërgoj”, shprehet Liami, duke pasur parasysh eliminimin e Anilës. Françeska mendon se kjo gjë nuk do të jetë e mundur, pasi këtë javë banori që do të dalë, do të jetë Vlashi.

Liami dhe Ermali, të cilët ndodhen në dhomën e gjumit, mendojnë që të thurin lojëra për t’i zgjuar banorët në mëngjes, kur ende nuk kanë vendosur mikrofonat.

Banorët në kuzhinë, bëjnë një shaka me Lorin duke e ulur në tokë dhe duke e lagur, ndërsa Lori është ndier e fyer nga kjo shaka dhe zgjedh që të ankohet te Vëllai i Madh. Në dhomën e gjumit, me Liamin, Ermalin dhe Françeskën, shkon edhe Vlashi, i cili u tregon atyre për shakanë që i kanë bërë Lorit. Më pas ata flasin për të nominuarit e kësaj jave dhe banorin që mund të dalë këtë javë. “Unë nuk dua që të ikë ky”, thotë Liami për Vlashin. Ndërsa Françeska mendon se është Vlashi ai që do të dalë këtë javë. Françeska i kërkon Vlashit që të debatojë me Edin, në mënyrë që të dominojë mbi të. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles