Tuesday, March 27, 2012

Vlashi: “Mendoj se Spektaklin e të shtunës e mbajti Françeska dhe Lorena”

Vlashi është ulur pranë Klaudjas në dhomën e ndenjes dhe fillon që të bisedojë me të për lojën në BB5 dhe mënyrën se si janë sjellë banorët. Ata flasin për nominimet dhe të eliminuarit. Vlashi i thotë Klaudjës se ata vetë i kanë dhënë Anilës shumë kohë televizive duke e bërë protagoniste dhe në këtë mënyrë ajo ka kaluar tre nominime deri tani.

Klaudja nuk është në të njëjtin mendim me të dhe thotë se Anila e ka kaluar nominimin vetëm për arsye se ka qenë përballë lojtarëve të dobët. “Për mua vetëm ata që janë në 5-she janë ata që duhet të shkojnë në finale” thotë Klaudja, por Vlashi e kundërshton duke thënë se ai sheh Françeskën shumë më protagoniste se Gentën dhe Arbërin. Klaudja i thotë se Genta flet gjatë spektaklit dhe prandaj publiku e ka votuar, ndërsa Vlashi thotë se Arbëri me debatin që pati me Ermalin mori shumë kohë televizive.

Përsa i përket Françeskës Vlashi thotë se ajo dhe Lorena kanë qenë protagonistet e spektaklit që kaloi pasi për të dyja ato u fol gjatë. “Më ato që kishin bërë gjatë javës, ato mbajtën spektaklin, plus që mënyra se si i përballoi Françeska debatet është për t’u vlerësuar” thotë Vlashi. Klaudja i thotë Vlashit që të mos e shohë kohën televizive për të nominuarit sepse spektakli bëhet për ta, ndërsa Vlashi menjëherë e kundërshton “nuk është e vërtetë”. Vlashi vazhdon të mbrojë idenë se Françeska dhe Lorena arritën që të flisnin gjatë gjithë kohës. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles