Home » » Liami-Ermalit: “Mendo si babai i Françeskës! Ti e fut në krevat e thua, s’jam i lidhur”
Liami-Ermalit: “Mendo si babai i Françeskës! Ti e fut në krevat e thua, s’jam i lidhur”
Bisedat midis banorëve vazhdojnë. Ata bisedojnë për mundësinë e krijimit të një lidhjeje brenda shtëpisë si dhe për avantazhet dhe diavantazhet që mund të kenë. Ermali thotë se mentaliteti shqiptar është i prapambetur dhe se mjafton një gjest për ta paragjykuar tjetrin. Ndërsa Liami i kundërvihet, duke i thënë se i pari që paragjykon është ai edhe pse po krijon një lidhje brenda shtëpisë. Ermali thotë se nuk ka ndërmend të krijojë asnjë lidhje me Françeskën brenda shtëpisë dhe nuk e konsideron lidhje, veprimin që thjesht ta përqafojë atë.
“Si e mendon se do të ndihej i ati, që ti ta përqafosh e të sillesh në atë mënyrë me të dhe pastaj të thuash që s’je i lidhur?’, e pyet Liami. Ermali mendon se deri në momentin që nuk ka kryer marrëdhënie, nuk e quan veten të lidhur, ndërsa Liami, ia kthen duke i thënë: “Të isha unë baba, do ta quaja ofendim edhe futjen e saj në krevatin tënd”.
Ermali nuk i kthen dot një përgjigje në lidhje me këtë, por i thotë se nuk i pëlqen fakti që ai përmend të dashurën e tij gjatë gjithë kohës. Klaudja e mbështet Liamin, duke thënë se ai thjesht po e bën publik faktin që është i lidhur dhe ka një të dashur.
0 comments:
Post a Comment