Saturday, March 3, 2012

Klaudja-Ermalit: “Françeska do një shtëpi të sajën, për të të futur ty”


Klaudja shkon tek Ermali, i cili është duke ngrënë bukë dhe i tregon për bisedën që po bëjnë banorët në dhomën e ndenjes. “Puçi kërkon të jetojë më vete”, i thotë ajo dhe pas një reagimi jo të këndshëm nga Ermali, vazhdon duke i thënë: “Çfarë ke, për ty po mendon”. Më pas atje shkojnë edhe banorë të tjerë, të cilët hanë bukë bashkë me Ermalin.

Klaudja komenton arsyet që ka thënë Françeska se përse kërkon të jetojë vetëm dhe shprehet se i janë dukur shumë pa logjikë arsyet e saj. “Shiko se çfarë arsyesh thotë, se nuk ka ku të fusë të dashurin”, shrehet Klaudja, e habitur. Ajo i thotë me shaka Ermalit se ka për t’i siguruar ca pushime me Françeskën.

Ermali del jashtë me Françeskën dhe thotë i nxehur me të se duhet të qetësohet, pas atij debati që bëri me banorët brenda. Ai e lë vetëm në oborr dhe hyn në sallon, për t’u bashkuar me banorët e tjerë.

Ndërkohë që banorët brenda flasin për të rinjtë, duke i diferencuar ata që jetojnë në konvikt nga pjesa tjetër. Klaudja thotë se nuk ka paragjykime të tilla, por nuk ka besim tek meshkujt në përgjithësi. Ermali ia përkrah mendimin dhe thotë se bën mirë që mendon në këtë mënyrë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles