Friday, March 2, 2012

Liami: “Françeska është e vogël dhe e papjekur”


Një debat fillon mes Liamit e Françeskës teksa janë duke biseduar me disa prej banorëve në kopsht. Françeska i kujton Liamit se ia ka larë disa herë pjatën, pasi ka mbaruar së ngrëni, por për Liamin kjo është një bisedë me nivel të ulët dhe nuk ia vlen të diskutohet. Për këtë ai i tregon se do t’ia lajë asaj në ndonjë rast tjetër, vetëm për të mos e përmendur.

Pasi largohet Françeska, Klaudja e komenton për veshjen e saj, duke thënë se është shumë e ekzagjeruar, ndërsa Liami shprehet se ajo është shumë e vogël dhe shumë e papjekur, aq më tepër për t’u përballur me të.

Vëllai i Madh u vendos muzikë në sfond banorëve dhe Liami fillon të kërcejë. Ndërsa Gentiana flet me Klaudjan dhe thotë se e ka marrë malli të debatojë me ndonjërin prej banorëve. Ajo veçon Ermalin, si një ndër të vetmit që ka shpirtin e kundërshtimit brenda shtëpisë.

Social Profiles