Home » » Françeska-Ermalit: “Përpiqu të mos jesh ordiner”; Ermali: “Kam filluar të kem besim tek ti”
Françeska-Ermalit: “Përpiqu të mos jesh ordiner”; Ermali: “Kam filluar të kem besim tek ti”
Ermali dhe Françeska shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të diskutojnë për provën javore. Ermali komenton mënyrën se si i ka rrëfyer historitë e tij dhe mundohet që t’ia shpjegojë më hollësisht Françeskës. “Përpiqu të mos jesh ordiner në mënyrën se si flet”, e këshillon Françeska, ndërsa Ermali i përgjigjet duke thënë: “Këta këhstu e duan”. Ai ka menduar të sillet në këtë mënyrë, tani që ëhstë akoma fillimi i hyrjes së tyre, por më vonë mendon që të ndryshojë, nëse do të ketë fatin që të jetë brenda shtëpisë së Big Brother.
Ermali i thotë Françeskës se ka filluar që të ketë besim tek ajo. Françeska ndihet mirë dhe i dhuron një puthje.
Me muzikën në sfond, fillojnë të kërcejnë pothujse të gjithë banorët. Ndërsa Erioni dhe Klaudja dalin në kopsht për të pirë cigare. Bashkë me ta shkon edhe Flori dhe të tre fillojnë të diskutojnë për zgjimin e herët të banorëve brenda shtëpisë.