Friday, March 30, 2012

Liami i hapet Franceskës, ja c’do të bëj me 100 milion lekë


Françeska dhe Liami rrinë në sallon duke diskutuar me njëri-tjetrin. Ata flasin për qëndrimin në shtëpinë e Big-Brother dhe për avantazhet dhe disavantazhet që mund të kenë. “Lum si ti që do të ikësh në Gjermani, ne do të durojmë llafet e njerëzve”, shprehet Françeska.
Ajo mendon se Liami do të ketë edhe oferta për punë këtu në Shqipëri. “Të shpresojmë që t’i marrim ato lekët njëherë”, thotë Liami. Françeska e pyet se për çfarë do t’i përdorte lekët nëse fiton cimimin e madh.
Ai thotë se një pjesë të tyre do t’ia jepte prindërve të tij, të cilët nuk kanë pension dhe as të ardhura të mjaftueshme për të jetuar, ndërsa pjesën tjetër do ta përdorte për veten e tij, për të vënë në vijë disa plane që ka.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles